Autoriteti mbi Dokumentet e Ish Sigurimit të Shtetit dhe Zyrës së Komisionerit për Informim dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale nënshkruan sot një marrëveshje bashkëpunimi.
Kjo marrëveshje garanton që proçesi i informimit mbi dosjet e ish sigurimit të kryhet pa cënuar privatësinë e individit, por as interesin publik. Marrëveshja parashikon edhe dhënien e opinioneve për hartimin e akteve ligjore e nënligjore, shkëmbimin e informacionit, organizimin e aktiviteteve të përbashkëta dhe shkëmbimin e botimeve mes dy insitucioneve.