http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ne kuftijte e perfundimit te afateve te hetimit per Fatos Gurakuqin nje te arrestuar per abuzim seksual ndaj te bijes 15 vjecare, gjykata nuk mund ta mbaje dhe per shume ne burg vetem per shkak te nje procedure. Ne seancen e zhvilluar këtë të hënë gjyqtari Gerd Hoxha apeloi minstrinë e brendshme per sigurimin e analizave te ADN per te vërtetuar nese Gurakuqi është me të vërtetë abuzuesi. Por sipas laboratorit shkencor pagesën e faturës per analizat e ADN-së kjo bazuar dhe në udhëzimin e Ministrit të Brendshëm duhet ta paguajnë palët gjë që sipas gjyqtarit nuk qëndron. Skandalin e e rendon me shume fakti qe gjykata e ka paguar vete faturen e analizave pavaresisht se ligji nuk e detyron per nje gje te tille, e megjithate pergjigja e ADN-se nuk ka mberritur. Fatos Gurakuqi u arrestua nëntorin e vitit të kaluar pasi abuzoi me të bijën 15 vjecare në banesën e tyre në Kodër Kamëz.Sipas denoncimit të vajzës abuzimi ndodhte prej 10 muajsh. Sipas policisë karahas abuzimit seksual Gurakuqi edhe keqtrajtonte të bijën ndaj ajo skishte treguar në familje.Seanca tjeter u shty per me daten 14.