Nezar Seiti refuzon bashkëpunimin me drejtësine ne Shqiperi

RTV KLAN 2018-05-08

Views 2

Nezar Seiti një nga të arrestuarit në Shqipëri të grupit të ?Habilajve? ka refuzuar të bashkëpunojë më drejtësinë.

Prokuroria e konsideron 40-vjecarin nga Vlora si një nga personat që ka dijeni mbi aktivitetin e vellezerve Habilaj, pasi del në përgjimet e dosjes italiane. Por Seiti ka mohuar përfshirjen e tij në këtë grup kriminal dhe se nuk ka asnjë dijeni se Habilajt merreshin me trafik të lëndëve narkotike. Seiti është marrë në pyetje nga Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe nuk ka dhënë asnjë detaj të vlefshëm deri në këtë moment për hetimin.

Ai është marrë në pyetje edhe nga katër oficeret italainë të Guardia Di Finanza që erdhën në Tiranë një ditë pas ndalimit të tij. Edhe para tyre ai nuk ka dhënë asnjë të dhënë, duke sqaruar se nuk ka dijeni mbi aktivitetin e grupit ?Habilaj?. Nezar Seiti me anë të avokatit të tij ka kërkuar që hetimi dhe gjykimi ndaj tij të bëhet në Itali, vend i cili ka kërkuar ekstradimin e tij. Sipas Prokurorise së Katanias, vlonjati është një ndër personat kryesorë mbi të cilin funskiononte grupi. Ai ishte përgjegjës për zbarkimet e drogës në Itali.

Tv Klan

Share This Video


Download

  
Report form