http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shtëpia e Bardhë u përpoq ta minimizonte raportin e ndryshimeve klimatike, të hartuar nga 13 agjenci federale amerikane. Studimi i tyre bie ndesh me pohimet e bëra nga Trump dhe një sërë pjesëtarësh të administratës së tij.?Gjasat janë jashtëzakonisht të mëdha, që aktiviteti njerëzor të jetë shkaku kryesor i ngrohjes globale?, thuhet në raport. Mendimet e ekspertëve nuk mjaftojnë, megjithatë, për të bindur Shtëpinë e Bardhë.Një zëdhënës pohoi se mbështet "analizat rigoroze shkencore dhe debatin", por shtoi se klima ishte "gjithnjë në ndryshim".Trump vazhdon t?i qëndrojë idesë se, koncepti i ngrohjes globale është krijuar nga kinezët për ta bërë më pak konkurruese industrinë përpunuese të Shteteve të Bashkuara, e në fillim të vitit njoftoi tërheqjen e Shteteve të Bashkuara nga marrëveshja e Parisit mbi klimën.Raporti i posaçëm shkencor mbi ndryshimet klimatike u hartua nga shkencëtarë të qeverisë amerikane. Parashikimet e tyre nuk përjashtojnë mundësinë që deri në fund të shekullit, niveli global i ujit të deteve dhe oqeaneve të rritet deri në 2.4 metra, rreziku i thatësirave dhe përmbytjeve të rritet ndjeshëm, e të shtohen rastet e stuhive shkatërrimtare dhe zjarreve masive.?The Guardian? shkruan se, po të mbërrihet vërtet një ngrohje e globit me 3 gradë Celsius, rritja e nivelit të detit do të prekë miliona vetë nëpër botë, ndërsa qytete si Miami, Shangai, Aleksandria, Rio dhe Osaka do të vuajnë pasojat e saj më shumë sesa të gjithë.Duke kaluar në gati 500 faqe, raporti arrin në përfundimin se periudha aktuale është "tani më e ngrohta në historinë e qytetërimit modern".