Ditën e sotme, Presidenca organizoi një aktivitet në kuadër të ?Javës së Fëmijëve?.
I pranishëm në aktivitet, Presidenti Ilir Meta, theksoi se fëmijët jetim janë shtresa më e brishtë e shoqërisë sonë. Sipas tij institucionet dhe shoqëria duhet të bëjnë më shumë për ti siguruar atyre mbrojtje dhe një jetë më të sigurt.
Për ti ndihmuar ata pikë së pari tha Meta duhet ti japim fund korrupsionit, trafikut të drogës e të ndalojmë punën e detyruar të tyre.
Më tej Meta theksoi se prioritet do të jetë arsimimi i fëmijëve jetimë, si një nevojë e tyre për të qenë të përgatitur për jetën që i pret. Por, sipas presidentit, një tjetër plagë e Shqipërisë është edhe emigrimi, nga i cili prodhohen edhe fëmijë jetimë dhe ftohje të marrëdhënies prind-fëmijë.