Report TV - Paspërmbytjet në Shkodër, nuk janë dezinfektuar shkollat, neglizhence nga shteti

Report TV 2018-05-14

Views 4

Uji iku nga Shkodra, por pasojat e rënda jo. Disa javë pas situatës kritike ku dhjetëra banesa e mijëra hektarë tokë bujqësore u përmbytën atje. Dezinfektimi duhej të ishtë bërë menjëherë më pas, sidomos në shkolla ku rreziku për përhapjen e epidemive është më i madh. Drejtoresha e shkollës 9-vjeçare në fshatin Shirq, mohon të ketë ndodhur një gjë e tillë.

Kërkoj edhë njëherë nga bashkia e Shkodrës dhe qendra e dezifektimit të Shkodrës që të behët dezifektimi i kësaj shkolle, në mënyrë sa më emergjente për arsye se ruhen imazhet e mykut dhe lagështirës që ekziston. Krijon problematika në shëndetin e nxënësve, të mësuesëve dhe të gjithë pjestarëve që marrin pjesë në këtë komunitet që quhet shkollë.

Ardita Larushku ? Drejtoreshë, shkolla ?Pjetër Gaci?
Mbeturinat e sjella nga uji janë panorama e paspërmbytjeve atje, e cila për banorët është një rrezik mjaft i madh. Në gjendje të keqe jemi boll, për gjënë e gjallë jemi keq pasi rreikohet, blektoria do edhe dy muaj dhe pale a bëhet. Qeveria nuk ka marrë asnjë masë me ardh tek ne, me ardh me na parë.

Banorët e Shirq-it

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS