Lajmi për krijimin e një kampi refug" />
Lajmi për krijimin e një kampi refug"/>

"Ju flet Moska": Refugjatët islamikë na sjellin luftë civile e fetare

Ora News Emisione 2018-06-11

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Lajmi për krijimin e një kampi refugjatësh në Shqipëri ka qenë në qendër të analizës së Kastriot Myftarajt në emisionin e tij "Ju flet Moska". Sipas Myftarajt, ardhja e refugjatëve nga bota islamike në Shqipëri do të sjellë një luftë civile dhe fetare.

Kastriot Myftaraj: Vazhdon debati për nëse do të rrinë ose jo refugjatët në Shqipëri. Sot zv/ministrja e punëve të Brendshme, Rovena Voda ka deklaruar se Shqipëria nuk ka asnjë njoftim nga vendet e BE apo nga Komisioni Europian për ngritjen e qendrave të azilantëve, por qeveria shqiptare do marrë një vendim nëse do t'i kërkohet nga Brukseli dhe ka shtuar që Shqipëria i ka të gjitha kapacitetet për të pritur dhe trajtuar emigrantët e paligjshëm që vijnë nga rajonet në konflikt.

Gjërat janë të qarta për ata që dëshirojnë të kuptojnë. Ekziston një plan dhe zoti Rama po ia ofron në këmbim kancelarit austriak dhe BE. Ne bëhemi strehë për refugjatët nga bota islamike që shqetësojnë Europën, ju në këmbim hapni negociatat dhe të vazhdojë fabula e sukseseve të qeverisë.

Problemi është se kjo qeveri nuk ka mandat realisht për të hapur dyert e Shqipërisë për refugjatët, prandaj kërkon ta bëjë këtë në mënyrë hileqare. Dmth kur thotë ajo zv/ministrja nuk kemi një kërkesë këta nuk duan të veprojnë me letra, por duan të bëjnë politikën e faktit të kryer. Dmth fillojnë shtohen refugjatët këtu, hapen qendrat emergjente, dhe veprohet sipas ngjarjeve.

Pra ka një konspiracion të poshtër të zyrtarëve të Brukselit dhe të qeveritarëve tanë për ta bërë Shqipërinë, strehë të refugjatëve islamike.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ju-flet-moska-refugjatet-islamike-na-sjellin-lufte-civile-e-fetare

Share This Video


Download

  
Report form