Ora News - KPK shkarkon Prokurorin e Apelit Gentian Trenova

Ora News Lajme 2018-06-20

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra Prokurorin e Apelit Gentian Trenova, i cili është njëkohëshit edhe një nga anëtarët e Këshilli të Emërimeve në Drejtësi.

Trupa gjykuese e përbërë nga Lulzim Hamitaj, Brunilda Bekteshi dhe Olsi Komici lexuan vendimin dhe sipas hetimeve të KPK, Trenova nuk rezulton i pastër në tre kriteret e përcaktuara në ligj, figurën, pastërtinë dhe aftësimin profesional.

Avokati Saimir Lami e quajti të padrejtë vendimin e KPK-së i cili do të ankimohet. "Shqipëria nuk e ka luksin të humbasë njerëz të përgatitur", tha ai në një prononcim për median jashtë KPK-së.

" Është për të ardhur keq sepse Shqipëria nuk e ka luksin të humbasë njerëzit e tij më të përgatitur në sistem në këtë mënyrë"
Po përse u shkarkua?
Në pritje të arsyetimit të vendimit, avokati shpreh bindjen se klienti i tij ishte paragjykuar "që në seancën e kaluar kur nuk na u dha mundësia të shpreheshim"

"Është e padrejtë,që punonjës të sistemit të drejtësisë kanë punuar me ndershëri sot të trajtohen në këtë mënyrë"
Po sot Ilir Toska, gjyqtar në Gjykatën e Apelit Tiranë do të dalë në oren 11:00 përpara trupit gjykues të KPK e përbërë nga Etleda Çiftja, Xhensila Pine, Valbona Sanxhaktari.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/vettingu-sot-seanca-degjimore-me-gjyqtarin-ilir-toska-dhe-vendimi-gentian-trenoven

Share This Video


Download

  
Report form