Zhdukja e mistershme pa lënë gjurmë e Renato Hamzës ngjalli shume dyshime. Rasti i trajtuar edhe mbrëmjen e djeshme në studion e emisionit ??Pa gjurmë?? solli reagime të shumta me një lumë telefonatash, pas videos të transmetuar, ku djali që duket nën shoqërinë e një vajze u dyshua se ishte Renato Hamza, këngëtari i humbur 4 vite më parë (shiko këtu).
Për shkak të ngjashmërisë së madhe stafi ??Pa gjurmë?? nisi sërish kërkimet. Pas telefonatave që erdhën në mbyllje të emisionit mësuam se djali në video nuk ishte Renato Hamza, por një i ri tjetër me origjinë nga Durrësi, por që jeton në Itali. Stafi komunikoi vetë me djalin, i cili kërkoi të kontakojë me ne për të vërtetuar autenticitetin e videos. Prej tij mësuam se ishte Jashar Alla, me të njëjtën moshë që ka Renato 25 vjec, i cili na tha se personi në video ishte ai vetë dhe jo Renato Hamza.
Ky i fundit pas verifikimeve të kryera rezulton ende në skedën e të humburve. I njohur si Reni i Elbasanit, këngëtari elbasanas i njohur për muzikën tallava, u zhduk 4 vite më parë. Nëna e tij denoncoi humbjen e të riut, ndërsa ngjarja është bërë publike edhe më parë në media. Ne iu rikthyem kësaj historie me kërkesë të nënës dhe pas apelit që bën vajza e tij sot 4 vjece, e cila ende nuk e njeh të atin pasi bashkëshortja e Renatos ishte shtatzënë kur 25 vjecari humbi gjurmët.