Përfaqësuesja e Bashkimit Europian për Politikë të Jashtme, Ketrin Eshton u shpreh optimiste mbi mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje mes Prishtinës dhe Beogradit, për veriun e Kosovës. Duke folur gjatë një forumi për Politikat e Jashtme në Bruksel, Eshton shtoi se gjithçka varet nga rezultati i bisedimeve mes dy kryeministrave. "Unë do të bëj gjithçka që mundem, që ata të kenë sukses në dialogun mes tyre", tha baronesha Eshton. Ajo theksoi se i vlerëson shumë kryeministrat e dy vendeve, të cilët, sipas saj, janë treguar të gatshëm të ulen së bashku plot gjashtë herë. Me synim normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, Eshton vizitoi dy ditë më parë Prishtinën dhe Beogradin, ku u takua me krerët më të lartë shtetërorë. Më 20 mars, me ndërmjetësimin e saj, do të mbahet në Bruksel edhe raundi i shtatë i bisedimeve Thaçi-Daçiç.
European Union Representative for Foreign Policy, Catherine Ashton expressed optimism about the possibility of reaching an agreement between Belgrade and Pristina, Kosovo's north. Speaking at a forum on Foreign Policy in Brussels, Ashton said that everything depends on the outcome of talks between the two prime ministers. "I will do everything I can, that they succeed in their dialogue," said Baroness Ashton. She stressed that evaluates many prime ministers of the two countries, who, according to her, are shown ready to sit together full six times. With a view to normalizing relations between Kosovo and Serbia, Ashton visited two days ago Pristina and Belgrade, where he met with top state leaders. On 20 March, with its mediation will be held in Brussels on the seventh round of talks Thaçi Dacic.