“Ju flet Moska”, Myftaraj: Arrestimi i Adrian Xhillarit shqetëson Gjergj Bojaxhiun

Ora News Emisione 2018-05-08

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Emisioni ?Ju flet Moska? i Kastriot Myftaraj u ndal në trazimet që ka sjellë në rrethe të caktuara arrestimi në Zvicër i biznesmenit Adrian Xhillari.

Një prej të shqetësuarve tha Myftaraj, është dhe Gjergj Bojaxhiu, duke argumentuar edhe arsyet dhe lidhjet e tij me Xhillarin.

Myftaraj: Arrestimi këto ditë në Zvicër i biznesmenit të kërkuar Adrian Xhillari ka krijuar shumë shqetësime në rrethe të caktuara të biznesit dhe politikës. Një rast të tillë e pamë ditën e hënë dhe do të flas për të, për shqetësimin e oligarkut të naftës, një nga oligarkët e fshehtë që kanë qenë pushtetarë, në shoqërinë civile.Një oligark i shartuar po e quajmë.Adrian Xhillari kishte krijuar një piramidë shumë të ngjashme me ato piramidat financiare të viteve ?90 që u shembën në ?97. Historia e arrestimit të tij erdhi për shkak të 4400 tonëve naftë virxhin, naftë e cila nuk mund të përpunohet në Shqipëri dhe nuk duhet të jetë në qarkullim, por që ai me ndihmën e disa punonjësve të doganave arriti ta nxirrte nga Tirana dhe ta çonte në Ballsh.Xhillari kishte krijuar një piramidë me 36 milion euro duke marrë borxhe në mënyrë informale, duke u marrë borxhe shumë biznesmenëve madje dhe politikanëve, një politikani kryetar bashkie në një qytet bregdetar i ka marrë 3 milion euro, zotit Vangjush Dako.Një tjetri 2 milion.Xhillari importonte naftë dhe e shiste më lirë se çmimi i tregut dhe me këtë tërhoqi shumë blerës. Merrte borxhe dhe shlyente ata të parët, vazhdonte sipas sistemit piramidal.Tani është arrestuar në Zvicër, do të sillet në Shqipëri, çfarë do të bëhet me këto 36 milionë borxhe që ka, i ka depozituar në banka? Një pjesë e këtyre kanë frikë të bëjnë denoncime se do tu thuhet ku i gjetën paratë. Një nga personat që u shqetësua për arrestimin e Xhillarit ishte Gjergj Bojaxhiu, oligarku i fshehtë që po flas.
Ditën që u shpall lajmi i arrestimit të Xhillarit, ky u shfaq në emisionin ?Opinion?. Bojaxhiu e fut veten tek qytetarët e ndershëm dhe normal dhe çuditërisht na shfaqet në emisionin me titull? Të kujt ishin 863 mijë eurot?? Bëhet fjalë për eurot e kapura në automjetin e zotit Orest Sota. Është shumë e çuditshme sepse në 2016 u zbulua dhe u bë një denoncim në prokurori, është një çështje ende e hapur, policia ka bërë denoncim në prokurori në maj 2016 për një transaksion kompleks të Gjergj Bojaxhiut me kompaninë ku ishte aksioner dhe administrator Everest Oil prej 172 milionë dollarësh dhe nuk pati një emision këtu ?Të kujt ishin 172 milionë dollarët?? Nuk di çfarë fjale të gjej në fjalor paturpësi, cinizëm? Bojaxhi del të flasë në një emision ? të kujt ishin 863 mijë eurot? kur vetë vetë duhet të na shpjegojë se të kujt ishin 172 milionë dollarët. Edhe sot e kësaj dite çështja është në prokurori dhe nuk dimë të ketë ndonjë vendim pushimi dhe nëse do ketë vendim pushimi nuk e kuptoj si do ta arsyetojë prokuroria. Bojaxhiu duhet të ishte i arrestuar sot, në burg. Nëse ka djem që rrinë nëpër burgje sot dhe ky nj...

Share This Video


Download

  
Report form